TAKIM DYPALËSH MES SEKTORIT TË KARRIERËS STUDENTORE DHE ALUMNIT, UNIKO DHE QENDRËS SË ZHVILLIMIT TË KARRIERËS NË UNIVERSITETIN “ISA BOLETINI”, MITROVICË.

Në datën 19 nëntor 2025 Sektori i Karrierës Studentore dhe Alumnit në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilloi një takim online me sektorin homolog të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, me synimin për të thelluar dhe forcuar bashkëpunimin institucional mes tyre. Në takim morën pjesë përgjegjësi i Sektorit të Karrierës Studentore dhe Alumnit, dr. Romeo Terolli, specialistja e Karrierës msc. Sara Dita dhe specialistja e Alumnit msc. Xhuliana Sadikaj.

Universiteti “Isa Boletini” i Mitrovicës u përfaqësua nga Drejtor i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Publikun, z. Ahmet Jashari dhe zyrtari i lartë për zhvillim të Karrierës z. Erzen Isufi.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm, ku të dy palët shkëmbyen ide konkrete për iniciativa të përbashkëta, programe mbështetëse për studentët, si dhe programe që synojnë rritjen e mundësive profesionale.

Një ndër pikat kryesore të diskutimit ishte hartimi i një kalendari të përbashkët të zhvillimit të veprimtarive, i cili do të shërbejë si mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të ardhshme në fushën e orientimit në karrierë, praktikave profesionale dhe rrjetëzimit mes studentëve dhe ish-studentëve të të dy institucioneve.

Ky hap i rëndësishëm synon të zgjerojë mundësitë për të rinjtë, duke i afruar dy universitetet drejt qëllimeve të përbashkëta në zhvillimin e karrierës, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e rrjetit profesional. Nisma të tilla pritet të sjellin ndikim pozitiv në formimin akademik dhe profesional të studentëve, si dhe të krijojnë një model bashkëpunimi që mund të zgjerohet edhe me institucione të tjera në të ardhmen.

Previous Post
FORCIMI DHE ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT ME UNIVERSITETET GREKE ISHTE FOKUSI I TAKIMIT QË KONSULLI I PËRGJITHSHËM I GREQISE NË KORCE, DR. ASTERIOS BOUZIAS ZHVILLOI ME DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S NOLI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right