“FOL SHQIP: NJË MONITORIM DHE DEBAT RRETH GJUHËS SHQIPE NË TV”- TAKIM I ORGANIZUAR ME NISMËN E ISHM DHE AMA NË KUADRIN E RRITJES SË NDJESHMËRISË PËR PËRDORIMIN SA MË TË SAKTË TË GJUHËS SHQIPE

Në datën 19 qershor 2025 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua takimi me temë: “Fol shqip: Një monitorim dhe debat rreth gjuhës shqipe në TV, në kuadrin e rritjes së ndjeshmërisë për përdorimin sa më të saktë të gjuhës shqipe.

Veprimtaria ishte nismë e Institutit Shqiptar të Medias në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Qëllimi i takimit është përmirësimi i përdorimit të gjuhës shqipe në media në raportimet e gazetarëve.

Rritja e ndjeshmërisë ndaj përdorimit sa më të saktë dhe të duhur të shqipes në median audiovizive është një nga nismat më të rëndësishme që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka ndërmarrë, si një element mjaft i rëndësishëm në etikën e raportimit.

Për të pranishmit, gazetarë dhe studentë u paraqit edhe një studim i kryer nga ISHM “Monitorimi i përdorimit të fjalëve të huaja në mediat audiovizive”.

Previous Post
NJOFTIM PËR NJË VEND TË LIRË PUNE NË BASHKINË KORÇË
Next Post
NJË HAP TJETËR DREJT FORCIMIT TË HAPJES AKADEMIKE DHE BASHKËPUNIMEVE NDËRBALLKANIKE U SHËNUA PËR UNIKO, I CILI ME FTESË TË UNIVERSITETIT TË MAQEDONISË PERËNDIMORE MORI PJESË NË TAKIMIN E ORGANIZUAR NË KAMPUSIN UNIVERSITAR TË ZEP, KOZAN