FORCOJMË PARTNERITETIN- TAKIM FRYMËZUES MES ENERGJISË, VIZIONIT DHE MUNDËSIVE

23 tetor 2025- Përfshirja e studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” në jetën sociale, kulturore dhe sportive të qytetit ishin në qendër të një takimi që u zhvillua nën frymën e bashkëpunimit mes Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli”, Sektorit të Karrierës Studentore dhe Alumnit dhe Qendrës Rinore Korçë.
Takimi kishte në fokus gjetjen e hapësirave dhe krijimin e mundësive sa më të mira për angazhimin e studentëve të UNIKO në veprimtari të ndryshme që i përfshijnë ata në këto bashkëpunime.
Fjorela Bajraktari presidene e KS shprehu angazhimin e Këshillit dhe të studentëve për të marrë pjesë në nisma dhe veprimtari të përbashkëta me Qendrën Rinore, si dhe kërkoi mbështetje për realizimin e kalendarit vjetor të veprimtarive studentore.
Dr. Romeo Terolli, përgjegjës i Sektorit të Karrierës Studentore dhe Alumnit, përshëndeti nismën për angazhimin e palëve dhe ofroi mbështetjen e plotë të këtij sektori për veprimtaritë e përbashkëta. Ai gjithashtu shtroi idenë e nënshkrimit edhe të një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet palëve.
 Nga ana tjetër, drejtuesi i Qendrës Rinore Korçë, z. Dejvi Hoxha u shpreh i gatishëm për të mbështetur Këshillin Studentor, ndërsa theksoi se Qendra është e hapur për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit. Ai tha se mjediset, logjistika dhe burimet njerëzore të Qendrës Rinore, do të jenë në dispozicion të zhvillimit të veprimtarive të përbashkëta.

Previous Post
KONFERENCA ME FOKUS INOVACIONIN, SIPËRMARRJEN DHE SPECIALIZIMIN SMART PËRMBYLLI PROJEKTIN ERASMUS+ CBHE SMART – SMART INNOVATION FOR NEXT GENERATION
Next Post
BIOLOGU NGA ZVICRA, PHD TIM HAYE-LEKSION TË HAPUR NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”