Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIKO VIJON PUNËN PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT

Në datën 9 korrik 2020, në mjediset e Senatit Akademik të UNIKO u zhvillua një takim lidhur me ecurinë e procesit të akreditimit të programeve të studimit. Rektori, prof. dr. Ali Jashari, pas prezantimit të programit të ndryshuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), kërkoi nga përgjegjësit e departamenteve të njihej me punën e deritanishme për hartimin e raportit dhe dosjes shoqëruese, të cilat do të dorëzohen pranë kësaj agjencie. Në takim u diskutua rreth procedurave që do të ndiqen, si dhe u përcaktuan afatet e dorëzimit të Raporteve të Vetëvlerësimit dhe dosjeve shoqëruese sipas programit të dërguar nga ASCAL.

Leave a Reply

sqAlbanian