Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “ARSIM PARASHKOLLOR DHE ARSIM FILLOR” ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË DITËN BOTËRORE TË AUTIZMIT

Në datën 2 prill 2022, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, Biblioteka Shkencore dhe departamenti i Edukimit, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Demokracia” organizuan një veprimtari ndërgjegjësuese me studentët e programit të studimit “Arsim Parashkollor dhe Arsim Fillor”. Nëpërmjet lojrave të ndryshme të zhvilluara për fëmijët studentët kanë përcjellë mesazhe që synojnë të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Më pas veprimtaria vazhdoi në bibliotekën e shkollës, ku në kuadër të javës së librit u zhvillua një bashkëbisedim me fëmijët për vlerat e librit dhe se si e imagjinonin ata një botë pa libra.

Leave a Reply

sqAlbanian