Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIM PËR THIRRJEN E “TIRANA INC.” NË KUADËR TË PROGRAMIT TË INKUBACIONIT MBI STARTUP-VE TË STUDENTËVE

Tirana INC është një iniciativë e universiteteve shqiptare, e krijuar në kuadër të programit të BE për Inovacion, zbatuar nga GIZ dhe Preneurz, Amsterdam dhe mbështetur nga Qyteti i Tiranës. Misioni i saj është që brenda tre vjetësh, Tirana INC. të jetë destinacioni numër një për studentët sipërmarrës dhe ambiciozë për të filluar themelimin e kompanisë së tyre.

Programi përbëhet nga pesë shtylla:

  • Sesione ekspertësh (workshop)
  • Trajnime (mentorim)
  • Network
  • Orare zyrtare
  • Këshillim individual

Çfarë përfitojnë ekipet fillestare të studentëve?

  • Mbështetje nga ana praktike se si të filloni dhe drejtoni një kompani të suksesshme
  • Seanca individuale mentorimi me sipërmarrës dhe ekspertë vendas dhe të huaj, me përvojë në fushën e biznesit
  • Pjesëmarrje në një komunitet aktiv të sipërmarrësve të suksesshëm
  • 5000 Euro shpërblim

KRITERET E PËRZGJEDHJES JANË:

  • Lidhja me universitetet shqiptare (studentë ose të sapodiplomuar)
  • Cilësitë e sipërmarrësit
  • Përbërja e ekipit
  • Përkushtimi
  • Vlerësimi i idesë

Afatet kohore:

  • 31 Mars: Nënshkrimi i Partneritetit
  • 1 Prill: Thirrje për aplikime
  • 1 Qershor: Afati i fundit për aplikime
  • 15 Qershor: Njoftimi për përzgjedhjet
  • 1 Shtator: Programi i parë pilot

Për të marrë më tepër informacion rreth Tirana Inc. kontaktoni Enejda Groshi.

Email: enejda@tirana-inc.al

www.tirana-inc.al

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e Tirana INC. kontaktoni Valbona Koci tek EU for Innovation

www.euforinnovation.al/tirana-inc

Leave a Reply

sqAlbanian