Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NDAHEN ÇMIMET E OLIMPIADËS “ZGJIDHJE E ZGJUAR”, KU MORRËN PJESË NXËNËS TË SHKOLLAVE 9-VJEÇARE TË QYTETIT

Në datën 16 maj 2022 u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të olimpiadës “Zgjidhje e zgjuar” me pjesëmarrës nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit. Në ndarjen e certifikatave të vlerësimit ishte i pranishëm zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Mihal Grameno”, znj. Daniela Jano, studentë, nxënës e të ftuar të tjerë. Në këtë ceremoni që u mbajt në mjediset e Qytezës së Fëmijëve u dhanë 3 çmime inkurajuese, 2 çmime të treta, një çmim i dytë dhe çmimi i parë, të cilat iu dorëzuan fituesve nga studentët e Matematikës në Universitetin “Fan S. Noli”, Andi Zhgaba dhe Ronaldo Zeqir dhe nga mësuesja e matematikës në shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”, ish-studentja Fjoralba Liço.

Më tepër se sa vlerësimi me çmime organizatorët vlerësuan angazhimin dhe përkushtimin e të gjitha shkollave pjesëmarrëse dhe përgatitjen serioze të nxënësve në këtë olimpiadë.

Leave a Reply

sqAlbanian