Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BASHKËPUNIMI MES UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE UNIVERSITETIT TË JANINËS, GREQI KA QENË FOKUSI I TAKIMIT MIDIS AUTORITETEVE DREJTUESE TË TË DY UNIVERSITETEVE

Në datën 11 shtator 2021 në mjediset e rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”, rektori prof. dr. Dhimitri Bello priti në takim rektorin e Universitetit të Janinës prof. dr. Triantafyllos A.D. Almpanis, me pjesëmarrjen edhe të drejtuesve të tjerë të të dy institucioneve. Ndërsa u uroi mirëseardhjen miqve nga Greqia, profesor Dhimitri Bello i njohu me veprimtarinë akademike që zhvillon Universiteti i Korçës. Në këtë kuadër, ai tha se mundësitë e bashkëpunimit janë të shumta, duke iu referuar një sërë programesh studimi, si: në fushën e bujqësisë, shëndetësisë, shkencave të natyrës dhe atyre sociale etj., në mënyrë që të dy universitetet të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre. Profesor Bello i ftoi kolegët e Universitetit të Janinës të shohin me përparësi edhe bashkëpunimim me Qendrën për Studime Ballkanike, e cila mbetet një ndër objektivat e tij kryesore, ç`ka do ta zgjerojë edhe më tej bashkëpunimin midis universiteteve të Ballkanit.

Rektori i Universitetit të Janinës, profesor Almpanis dhe zëvendësrektori, prof. dr. Minas Ι. Paschopoulos ndërsa vlerësuan organizimin e Konferencës RAEM 2021, shprehën gjithashtu falëndërimet e tyre për pritjen, si edhe u treguan të gatshëm për bashkëpunim. Ata thanë se ky bashkëpunim në fushat e mësipërme është në interesin e përbashkët të të dy institucioneve.   Gjatë bisedës zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën në Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Benita Stavre e vlerësoi mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin edhe për formimin e vazhduar, mobilitetet  e stafit  e studentëve, organizimin  e shkollave verore etj.

Më pas, delegacioni i Universitetit të Janinës ka vizituar mjediset e Qendrës për Formimin e Vazhduar, Qendrës së Inovacionit dhe Bibliotekës Shkencore.

Leave a Reply

sqAlbanian