6 tetor 2025- Në Universitetin “Fan S. Noli”, sot ceremonia tradicionale e fillimit të vitit të ri akademik 2025–2026 solli një moment të shumëpritur që shënon nisjen e një kapitulli të ri në rrugëtimin tonë të përbashkët të dijes.
Urime të përzemërta u përcollën për studentët e rinj, që nisin sot udhëtimin e tyre në botën universitare, si dhe për ata që vazhdojnë me përkushtim studimet në Universitetin tonë.
Le të jetë ky vit i ri akademik një periudhë frymëzimi, bashkëpunimi dhe arritjesh të reja për të gjithë – një vit ku çdo sfidë të kthehet në mundësi dhe çdo ditë të na çojë më pranë ëndrrave tona.



















