BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL-REKTORI PRET NË TAKIM KRYETARIN E KËSHILLIT TË QARKUT KORÇË

6 tetor 2025- Zhvillimi i projeketeve të nisura dhe zgjerimi e thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimim midis dy institucioneve ishin në fokus të takimit që rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi zhvoilloi me kryetarin e ri të Këshillit të Qarkut Korçë, z. Petrika Tollkuçi.

Ata folën konkretisht për një sërë projektesh të zhvilluara dhe në zhvillim në kuadër të bashkëpunimi ndërinstitucional siç janë: Olimpiadat, Simpoziume e Konferenca Shkencore;  “20 Udhërrëfyes Turistikë për Qarkun e Korçës”, Qendra e Përpunimit të të Dhënave me Inteligjencë Artificiale (TİKA) – në Universitetin “Fan S. Noli”, Promovimi i produkteve bujqësore dhe i fermerëve; konsultimet e nisuar në kuadër të çeljes së një programit të ri studimi “Master i Shkencave” në fushat e Bujqësisë, Turizmit dhe Gjeografisë etj.

Ndërkohë të dy titullarët dhe stafi i pranishëm në takim diskutuan edhe për mundësi të reja bashkëpunimi po kaq të suksesshme në të ardhmen.

Previous Post
EMOCIONE, ENTUZIAZËM DHE URIME TË SINQERTA PËR NJË VIT TË SUKSESSHËM AKADEMIK SHOQËRUAN DITËN E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK NË UNIKO.
Next Post
NË KUADËR TË PROJEKTI BEWBU U ZHVILLUA NJË VIZITË STUDIMORE NË LEÓN, SPANJË