Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

VITI I RI AKADEMIK E GJEN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” ME NJË QENDËR TË RE PËR INFORMIMIN E STUDENTËVE DHE TË INTERESUARVE TË TJERË, E CILA HAP DYERT NË DATËN 1 SHTATOR

Qendra për Informim do të jetë në dispozicion të studentëve dhe të interesuarve të tjerë, duke ofruar një sërë shërbimesh, të cilat deri më sot janë ofruar pranë sekretarive të Fakulteteve përkatëse. Bëhet fjalë kryesisht për veprime administrative si: dokumenta, vërtetime të ndryshme, lista notash e shumë shërbime të tjera, për të cilat studentët mund të kenë nevojë gjatë zhvillimit të procesit mësimor, por edhe në përfundim të studimeve.

Bazuar në llojin e kërkesave që do të ketë për informacione të ndryshme pranë kësaj qendre do të përcaktohet edhe koha brenda së cilës mund të përftohet domumentacioni apo informacioni i kërkuar.

Qendra e Informimit do të nisë funksionimin prej datës 1 shtator 2022.

Leave a Reply