Veprimtari letrare me poetin Skënder Rusi

Ditën e premte, dt. 27.10.2023, ora 18.00, në ambientet e Muzeut të Artit Mesjetar, Universiteti “Fan S. Noli”, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë në bashkëpunim me Bashkinë Korçë organizuan veprimtarinë letrare “Skënder Rusi -Liriku i dhimbjes së bukur”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të “Tetori – Muaji I letërsisë” dhe nismës “Kërkimi shkencor në letërsi” të zbatuar nga Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Veprimtaria letrare u fokusua në prezantimin e librit të ri “Dalëngadalë unë po bëhem ikje” nga poeti Skënder Rusi, botuar nga shtëpia botuese “Schnell”, si dhe ofroi interpretime kritike nga të ftuar dhe studiues të letërsisë mbi vlerat dhe frymën artistike që përcjellin lirikat e përzgjedhura në libër.
Në fjalën e saj, dekania e Fakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë prof. as. Jonela Spaho e cilësoi poetin Skënder Rusi si një personalitet të letrave shqipe që ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me nismat letrare të organizuara nga Universiteti “Fan S. Noli”, duke dhënë një kontribut të çmuar për studentët dhe dashamirësit e letërsisë.
Nënkryetarja e Bashkisë Korçë, znj. Benila Themeli theksoi përmasat e poetit Skënder Rusi në kontekstin e kulturës dhe letërsisë që promovon në vend e më gjerë shpirtin dhe identitetin krijues të Korçës së krijuesve dhe artistëve.
Pedagogu i Letërsisë Dr. Eris Rusi theksoi se libri më i ri i poetit Skënder Rusi i përgjigjet nevojës që ka poeti për t’u ndjerë i domosdoshëm në jetë, dhe kjo është nevoja e komunikimit poetik. Kushdo që ka jo vetëm mendimet dhe përfytyrimin e mendjes, por edhe emocionin e shpirtit dhe të zemrës, e kupton që poezia mund të këmbehet me vetë jetën, me atë ekzistencë të mbërthyer në një fluks fjalësh që të bëjnë të duash dhe të ndjesh.
Pedagogu i letërsisë, dr. Ilir Shyta ofroi një këndvështrim personal nga marrëdhënia me poetin Skënder Rusi dhe përcolli me ndjeshmëri vargje të librit të sapo botuar.
Poetja Gerta Bandilli, nënkryetare e Klubit të Shkrimtarëve “Bota e re”, vlerësoi dimensionin njerëzor dhe ekzistencial të poezive të përfshira në këtë libër. Ajo solli një qasje interpretuese të poezisë dhe frymës së poetit, duke mundësuar një këndvështrim të vlefshëm edhe për të pranishmit në këtë veprimtari.
Znj. Eralda Baze, administratore e shtëpisë botuese “Schnell” vlerësoi edhe njëherë përzgjedhjen për të botuar librin më të fundit të poetit Rusi dhe shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit me një prej zërave më të veçantë të lirikës bashkëkohore shqipe.
Veprimtaria pasoi me ceremoninë solemne të dorëzimit të certifikatës së mirënjohjes nga Universiteti “Fan S. Noli” Korçë për poetin Skënder Rusi, me motivacionin:

    “Poetit Skënder Rusi, 

Si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të lirikës shqipe bashkëkohore, mik i përhershëm i Universitetit “Fan S. Noli”, me një kontribut gjysmë shekullor në promovimin e kulturës dhe letërsisë, si dhe në formimin shpirtëror të lexuesve të rinj me vlera të mirëfillta letrare dhe estetike.”

Previous Post
“Open Research Europe” (ORE)
Next Post
cupim@state.gov

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right