UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” U VIZITUA NGA AMBASADORI I HOLANDËS NË SHQIPËRI DHE KËSHILLTARI I AGRIKULTURËS PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Në datën 6 mars 2026 në Universiteti “Fan S. Noli” zhvilluan një vizitë Ambasadori i Holandës në Shqipëri, z. Reinout Vos dhe Këshilltari i Agrikulturës për Ballkanin Perëndimor, z. Michiel van Erkel.
Ata u pritën në një takim të veçantë nga drejtues të Universitetit dhe të Fakultetit të Bujqësisë, ku u diskutua mbi rolin e rëndësishëm që ka Universiteti në përgatitjen e specialistëve të aftë dhe në mbështetjen e zhvillimit të sektorëve të ndryshëm përmes arsimit, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit me partnerë vendas dhe të huaj.
Gjatë takimit rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi prezantoi prioritetet kryesore të zhvillimit të Universitetit “Fan S. Noli”, duke theksuar rolin e tij në mbështetjen e zhvillimit të rajonit. Në këtë kontekst, Rektori u ndal edhe në bashkëpunimim e UNIKO me aktorë të tjerë të përfshirë në projektin TOKA, i mbështetur nga AADF ku është partner edhe Universiteti Wageningen i Holandës, i njohur për ekspertizën dhe kontributin e tij në arsimin dhe kërkimin shkencor ndërkombëtar.
Vizita u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional edhe nga dekani i FB, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, i cili bëri edhe një prezantim të veprimtarisë që zhvillon ky Fakultet.
Takimi vijoi me diskutime për angazhime konkrete siç është rasti i projektit TOKA, në zhvillimin e nismave të përbashkëta që kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe në krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.
Previous Post
STUDENTË TË FE TRAJNIM PËR ANGAZHIMIN NË PROMOVIMIN E TRASHËGIMISË NATYRORE DHE TURIZMIT TË QËNDRUESHËM
Next Post
NJË LEKSIONI HIBRID NË KUADËR TË PRANVERËS FRANKOFONE U ZHVILLUA ME STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right