Në datën 23 shkurt 2026 në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit “Fan S. Noli” me Universitetin Politeknik të Tiranës, sot po zhvillohet një takim i Komitetit të Menaxhimit të programit të përbashkët të studimit Bachelor në “Inxhinieri Informatike”.
Takimi, i cili u mbajt online kishte në fokus mbarëvajtjen e procesit mësimor për ecurinë sa më mirë të këtij programi.
Të pranishmit, drejtues dhe staf akademik nga të dy institucionet theksuan se ky bashkëpunim institucional i shërben qëndrueshmërisë së programit të studimit “Inxhinieri Informatike”.










