BASHKËPUNIMI- KONSULLATA E PËRGJITHSHME E GREQISË NË KORÇË MIRËPRITI STUDENTË TË UNIKO NË NJË VIZITË STUDIMORE

Në datën 11 mars 2026 studentë të viteve të para dhe të dyta të programit të studimit Bachelor në “Shkenca Politike” zhvilluan një vizitë studimore në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme Greke në Korçë, në kuadër të lëndës “Hyrje në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Politikat Krahasuese”.

Pedagogu i politikës ndërkombëtare, phd. Jordan Jorgji foli me studentët për rëndësine që ka profesioni i diplomatit dhe e vlerësoi këtë vizitë studimore si një veprimtari aplikative në metodën e mësimdhënies në programin e shkencave politike dhe rëndësinë që ky program duhet të ketë në kontekstin e rajonit tonë.

Përgjegjësja e departamentit të Shkencave Sociale, FSHNH, dr. Suela Dinellari falënderoi Konsullin për mikpritjen duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërinstitucional në procesin e ndërkombëtarizimit.

Konsulli i përgjthshëm i Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias i njohu studentët me mjediset e kësaj Konsullate, duke iu përgjigjur njëkohësisht edhe interesit të tyre mbi specifikat dhe sfidat e punës së një diplomati.

Gjithashtu, ai falënderoi Universitetin “Fan S. Noli” për bashkëpunimin që ka patur dhe vazhdon të ketë me universitete greke, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të forcohet e thellohet edhe më tepër.

Previous Post
📢 Hapet thirrje për mobilitet studentor në Daugavpils University, Letoni! 🇱🇻✨
Next Post
Migrimi potencial i banorëve nga rajoni i Korçës