NGA TEORIA NË PRAKTIKË – STUDENTËT E PROGRAMIT BACHELOR “TEKNOLOGJI USHQIMORE” DHE TË PROGRAMIT PROFESIONAL 2-VJEÇAR NË “MENAXHIM VETERINAR” PËRFUNDUAN PRAKTIKËN PROFESIONALE

Shkurt 2026-Studentët nëpërmjet këtyre praktikave kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së tyre si profesionistë, duke zbatuar në kushte reale pune njohuritë teorike të fituara në auditorë. Ata patën mundësinë që për katër javë të prekin nga afër realitetin e profesionit, të përballen me situata konkrete dhe të zhvillojnë aftësi praktike që nuk mësohen vetëm në Universitet.

Kjo përvojë i ndihmon studentët të ndërtojnë besim, përgjegjësi dhe kompetencë profesionale, duke i përgatitur si ekspertë të së nesërmes në fushën e teknologjisë ushqimore, veterinare dhe të menaxhimit të shëndetit  të kafshëve.

Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të suksesshëm edhe me bizneset e rajonit të Korçës, studentët e Fakultetit të Bujqësisë janë mirëpritur gjatë praktikave profesionale si pjesë aktive e proceseve të punës, duke u vlerësuar jo vetëm si praktikantë, por edhe si staf i mundshëm i këtyre bizneseve në të ardhmen.

Universiteti “Fan S. Noli”, në kuadër të këtyre bashkëpunimeve ndërinstitucionale ka prioritet ofrimin e mundësive reale për formim praktik, duke krijuar ura të forta mes arsimit akademik dhe tregut të punës.

Previous Post
🎓 Hapet thirrje për mobilitet studentësh në Université Savoie Mont Blanc, Francë!
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”-SESION INFORMUES NË KUADËR TË THIRRJES PËR PROJEKTE TE KËRKIMIT SHKENCOR, 2026