Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI “DITËN AKADEMIKE 2021”, KU U DIPLOMUAN MBI 1000 STUDENTË MES TYRE QINDRA STUDENTË ME MESATARE TË LARTË SHËNUAN EMRIN NË LIBRIN E NDERIT TË KËTIJ

Në datën 6 tetor 2021 në mjediset e Rektoratit u zhvillua “Dita Akademike 2021”. Ceremonia e diplomimit të studentëve u çel me nderimin e Himnit Kombëtar. Në fjalën e hapjes rektori, prof. dr. Dhimitri Bello përshëndeti të pranishmit: studentë, pedagogë, përfaqësues të pushtetit vendor e prindër të ftuar. Duke përgëzuar fillimisht studentët diplomantë për suksesin e arritur rektori u shpreh: “Kjo është një ditë e veçantë për ju, dita e kurorëzimit të të gjitha sakrificave në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të dijes, një ditë e shumëpritur për të hedhur vështrimin përpara për hapin e radhës në përballje me sfidat e jetës. Mos harroni se ata që kanë besuar dhe besojnë më shumë te ju janë prindërit dhe miqtë tuaj, mësimdhënësit dhe ata që nesër do të kenë nevojë për mendimin dhe ekspertizën tuaj. Përkushtojuni profesionit tuaj, i cili është një fillim i ri, i mbushur plot sfida dhe me shpresë, si dhe me shumë gëzim e kënaqësi”. Më pas, Rektori i është drejtuar stafit akademik që me profesionalizmin e treguar në vite ka ngritur, ndërtuar dhe forcuar autoritetin e këtij institucioni, i cili ka arritur vlerësimin më të lartë në akreditimin institucional, si dhe ka konsoliduar programe studimi të akredituara maksimalisht. Një urim të veçantë profesor Dhimitri Bello ka përcjellë në këtë ditë edhe për prindërit: mundi, sakrifica dhe përkujdesja e të cilëve është shpërblyer sot me diplomimin e fëmijëve të tyre. Rektori përcolli falënderime edhe për përfaqësuesit e institucioneve të pranishme në takim, duke i siguruar se bashkëpunimi mes institucioneve që ata përfaqësojnë dhe UNIKO do të forcohet e intensifikohet edhe më tej.

Së fundi, ai renditi disa nga arritjet e Universitetit të Korçës gjatë vitit akademik 2020-2021, që, megjithëse një vit i vështirë e plot sfida UNIKO i përballoi me sukses. 

Urime për studentët diplomantë përcolli edhe kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, drejtori i DAR, z. Kristaq Grabocka, si dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, znj. Ana Verushi.

Znj. Viola Bogdani nga shoqata “Dorcas Albania” uroi studentët në këtë ditë të veçantë, duke sjellë edhe historinë e saj të suksesit, si ish-studente e UNIKO.

Më pas, u ndanë certifikata vlerësimi për studentët me rezultate të larta, ku u vlerësua me Medalje të Artë studentja e Fakultetit Ekonomik, Tina Donefski për arritje të shkëlqyera në programin e studimit Master i Shkencave në “Financë”.

Leave a Reply

en_USEnglish