Në datën 17 prill 2025, Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane e vizituan një grup nxënësish dhe mësuesish të Shkollës Profesionale Shërbime Korçë, si dhe të Shkollës “Ymer Prizreni”, Prizren.
Miqtë nga Korça dhe Kosova u mirëpritën në një takim, ku krahas të tjerash diskutuan e trajtuan tema të dhunës midis adoleshenteve dhe pasojat e saj.
Sipas pedagoges dr. Viola Dolani kjo vizitë u zhvillua në kuadër të projektit Super School që këto dy shkolla po realizojnë me mbështetjen e Organizatës Ryco.










