U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDER XHUVANI”, ELBASAN TAKIMI II I PARTNERËVE TË PROJEKTIT SUPROM ME QËLLIM NXITJEN E FAZAVE TË ARDHSHME TË TIJ

Në datën 22 tetor 2025 në Universitetin “Aleksander Xhuvani”, Elbasan u zhvillua takimi II në kuadër të projektit “Menaxhim i qëndrueshëm i projekteve në IAL-të e Ballkanit” (SuProM) në të cilin Universiteti “Fan S. Noli:” është partner.

Sipas koordinatores së projektit, prof. as. dr. Benita Stavre, ndërkohë që projekti vijon Paketën 3 të Punës (PP3), ky takim u zhvillua një ditë para Trajnimit për Menaxhimin e Projekteve SuProM, i cili u organizua po në Universitetin e Elbasanit.

Partnerët shqyrtuan progresin dhe diskutuan rreth zhvillimeve kryesore tashmë kur projekti po përmbyll vitin e tij të parë. Partnerët finalizuan detajet për ngjarjen e Elbasanit dhe filluan planifikimin e sesionit të ardhshëm të trajnimit, i cili do të zhvillohet në Mostar, Bosnjë dhe Hercegovinë, në fillim të vitit të ardhshëm.

Diskutimet u përqëndruan në mënyrën se si të forcohen kapacitetet për menaxhimin e projektev, duke zhvilluar kurse të reja të menaxhimit të projekteve në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, siç përcaktohet në PP4 dhe PP5.

Së fundi konsorciumi u zotua të ndajë gjerësisht veprimtaritë dhe rezultatet e SuProM me qëllimin për të patur më shumë përfitues dhe për të shtrirë ndikimin e projektit përtej jetëgjatësisë së tij.

Previous Post
STUDENTËT E UNIKO PËRFAQËSIM DINJITOZ NË PROGRAMIN E MBËSHTETUR NGA ERSMUS+ “SIPËRMARRJA DHE NXITJA E NDRYSHIMIT” NË KREMS, AUSTRI
Next Post
NJOFTIM PËR 21 VENDE TË LIRË PUNE NË BASHKINË KOLONJË