Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Thirrje për Artikuj – Mesazhi im për Europën- EU Day 2018

Në vazhdimësi të veprimtarive që po zhvillohen në kuadër të Ditës së Europës – 9 maj 2018, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) mbështetur nga European Movement International në kuadër të Europe for Citizens Programme i Bashkimit Europian, ka kënaqësinë të hapë thirrjen për Konkursin e Artikullit më të Mirë 2018: Mesazhi im për Europën

  • Unë jam një i ri që jeton në Shqipëri,
  • Unë jam një studente shqiptare që po studion në një vend të Europës,
  • Unë jam një nxënëse në një shkollë të mesme në një fshat të Shqipërisë,
  • Unë jam një i ri shqiptar që kam lindur dhe jam rritur në një vend tjetër në Europë
  • Unë jam e zhgënjyer, unë jam optimist, unë jam pro-europiane, unë jam euro-skeptik,
  • Unë jam përfaqësues i një grupi të margjinalizuar në Shqipëri, unë jam nga një minoritet kombëtar, unë jam nga komuniteti LGBTI
  • Dhe unë kam… një Mesazh për Europën – mbi vendin tim –mundësitë dhe sfidat e tij, mbi aspiratat e mia, mbi vështirësitë që unë përballem çdo ditë, mbi të ardhmen që pres dhe të ardhmen që dua!” 

Po ti, çfarë mesazhi ke për Europën? 

Ftohen të gjithë të rinjtë e grupmoshës 16-30 vjeç, si studentë, nxënës, hulumtues, aktivistë, gazetarë e jo vetëm, të japin mesazhet e tyre për Europën, mendimet, kritikat, pasiguritë dhe aspiratat, apo edhe pritshmëritë që kanë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Dërgoni Mesazhin tuaj për Europën brenda datës 22 prill në adresën e e-mailit: info@em-al.org

Për punimin e artikullit kini parasysh këto kritere:

• Artikulli duhet të ketë nga 500 deri në 2 000 fjalë;

• Artikulli nuk duhet të jetë një studim apo kërkim si detyrë kursi, disertacion, temë diplome etj.;

• Gjuha e përdorur duhet të jetë shqipja standarde;

• Duhet të citohen burimet e referuara, nëse ka;

• Artikulli duhet të dërgohet në formatin Word me emrin e Autorit/es dhe Titullin përkatës.

Artikujt më të mirë do të publikohen në portalin online informativ EuroSpeak në Rubrikën Dritare për të Rinjtë e do të shpërndahen në rrjetet tona sociale Facebook dhe Twitter.   Për të përzgjedhurit janë parashikuar disa çmime simbolike, ku do të realizohet dhe një ceremoni e shpërndarjes së tyre.

Ju urojmë suksese dhe ju inkurajojmë ta vlerësoni këtë mundësi

Leave a Reply