Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

TAKIM KOORDINUES “SEMINAR II KORÇË, PP II”

Në datat: 9-11nëntor 2015, pranë Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua takimi koordinues i radhës i projektit:

“ENCHASING ALBANIAN SYSTEM OF QUALITY ASSURANCE IN HIGHER EDUCATION: APPLICATION OF THE PROCESS- AND OUTCOME- BASED METHODOLOGY ”

në të cilin morën pjesë përfaqësues të universiteteve partnere në këtë projekt:

  • Universitetit Koblenz Landau, Gjermani.
  • CESIE;
  • Universitetit “Fan S. Noli” Korçë;
  • Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan;
  • Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës;
  • Universiteti Evropian i Tiranës;
  • Universiteti “Pavarësia” Vlorë;
  • Përfaqësues të Agjensisë së Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutuan elementë dhe u shkëmbyen përvoja në lidhje me arritjet e aktivitietit të deritanishëm të Njësive të Brendshme të Sigurimit të Cilësisë. Fokusi i diskutimeve, u bënë rezultatet e raporteve të matjes së procedurave të sigurimit të brendshëm të cilësisë, konkretizimi i parimeve të funksionimit të NjBSC me anë të përcaktimit të planeve zbatuese të strategjisë së përcaktuar në Manualin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

Perfaqësuesit e APAAL-it ofruan ekspertizë në lidhje me mundësinë e aplikimit të Standardeve Evropiane të Sigurimit të Cilësisë në kontekstin akademik të mësimdhënies në Universitetet shqiptare.   

Aktiviteti i mëtejshëm i projektit do të përqëndrohet kryesisht në paketat e mëposhtme:

  • Korniza kombëtare e sigurimit të cilësisë;
  • Zgjerimi i kapaciteteve të stafit të SBC-së;
  • Përfshirjes së studentëve në sigurimin e cilësisë;
  • Zhvillimi dhe integrimi i një procesi dhe qasja rezultatin e bazuar në sigurimin e cilësisë.
     
  •    

Leave a Reply