Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTI I FAKULTETIT TË EKONOMISË, VASIL CIKO, PËRFUNDOI ME VLERËSIMIN “EKSELENT” STUDIMET SEMESTRALE NË BULLGARI

Vasil Ciko, student i Fakultetit të Ekonomisë, përfundoi me vlerësimin “Ekselent” semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 në Universitetin e Varnës, Bullgari. Vasili, i cili studion në programin “Financë-Kontabilitet” të Universitetit “Fan S. Noli”, fitoi të drejtën për të studiuar një semestër në Bullgari në kuadër të programit Erasmus +. Ai u shpreh se përvoja e fituar do t`i shërbejë si në fushën profesionale, ashtu dhe në atë sociale: “Në kuadër të këtij programi unë zgjerova edhe më tej njohuritë e mia akademike, kjo si rrjedhojë e një bashkëpunimi të frytshëm me pedagogët dhe e praktikave të reja, me të cilat u përballa në Universitetin e Varnës. Atje përvetësova aftësitë e komunikimit në gjuhën e huaj, si dhe u njoha me studentë të kulturave e kombësive të ndryshme”. Ndërsa solli përvojën e fituar, Vasili shprehu mirënjohjen e falënderimet edhe për pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Universitetin e Korçës, që i dhanë mundësinë t’i përfaqësonte denjësisht, duke e përfunduar me sukses këtë projekt.

Leave a Reply