Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” U NJOHËN ME MOBILITETET NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS + DHE ME MUNDËSITË QË AI OFRON

Në datën 6 dhjetor 2021, në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një takim për promovimin e mobiliteteve në kuadër të programit Erasmus +. Në takim studentët dhe specialistët e projekteve u njohën kryesisht me përvojat që përfitojnë studentët, duke u bërë pjesë e këtyre mobiliteteve.

I ftuar në Univeristetin tonë ishte z. Dhionisis Guri, kandidat PhD. nga departamenti i Shkencave Politike në Universitetin “Aristoteli”, i cili solli edhe fakte historike rreth programit Erasmus +, duke përmbledhur qëllimin e programit dhe përparimin e tij gjatë këtyre viteve. Gjithashtu ai foli rreth përvojave të tij në Erasmus + që nga vizita e parë në Shqipëri në vitin 2017-2018, deri në këtë përvojë të tij të dytë.

Zëvendësrektori për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre e përgëzoi për nismën e ndërmarë prej tij dhe ftoi studentët t’i shohin me prioritet të gjitha mundësitë që u ofrohen në kuadër të këtij programi. “Këto mundësi i japin jetë përvojës akademike të studentit, si dhe e rritin atë profesionalisht si brenda dhe jashtë institucionit”.

Më tej studentët ndoqën prezantimet e dy prej aplikantëve në Universitetin “Aristoteli”, që kanë qenë pjesë e Erasmus +, z. Dimitrios-Raphael Tservenis dhe znj. Klaudia Zoga. Dy të rinjtë folën rreth përvojës së tyre, mundësitë që u ofroi programi Erasmus + si në fushën e studimeve, ashtu edhe në atë të punësimit.

Në fund të takimit studentët treguan interes dhe bënë pyetje rreth procedurës së aplikimit dhe hapave që duhen ndjekur për t’u bërë pjesë e këtij programit.

Leave a Reply