Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E “LABORATORIT TË DIJES” ORGANIZUAN PËR TË DYTIN VIT RADHAZI OLIMPIADËN “RROKE SHKENCËN”

Nga data 7-11 dhjetor 2020, studentët e “Laboratorit të dijes”, pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, organizuan për të dytin vit radhazi olimipiadën “Rroke shkencën”, e cila ka për qëllim të rritë interesin e të rinjve të shkollave të mesme në fushën e shkencave natyrore dhe atyre sociale. Këtë vit në olimpiadë morën pjesë nxënës të 14 shkollave të mesme të rajonit të Korçës, të cilët konkurruan në fusha të ndryshme, si në fizikë, matematikë, bio-kimi, informatikë dhe në fushën e shkencave sociale. Në përfundimit të konkursit u dhanë dhjetëra çmime për shkollat fituese në fushat përkatëse, ndërsa me tre çmimet  e para të konkursit   “Rroke shkencën” u vlerësuan:

-Kolegji “Preka”-Çmimi i parë; 

-Shkolla e mesme “Nehemia”-Çmimi i dytë;

-Shkolla e mesme e përgjithshme “Raqi Qirinxhi”-Çmimi i tretë.

Në përshëndetjen e tij dekani i FSHNH, dr. Arto Adili u uroi suksese në rrugën e bukur të dijes të gjithë pjesëmarrësve dhe i përgëzoi ata për përgatitjen serioze që treguan. Gjithashtu, falënderoi për bashkëpunimin Drejtorinë Arsimore Rajonale, drejtoritë e shkollave pjesëmarrëse, Qytezën e Fëmijëve, Korçë, pedagogët, mësuesit, prindërit dhe veçanërisht nxënësit.

E gjithë veprimtaria u zhvillua në zbatim të masave të protokollit të pandemisë së krijuar nga Covid-19.

Leave a Reply