Në datën 13 maj 2025 u zhvillua veprimtaria përmbyllëse “Këputim zinxhirët, ndërtojmë të ardhmen” në kuadër të projektit ndërkombëtar të rrjeteve akademike, PILLAR.
Sipas koordinatores së projektit, dr. Juliana Çyfeku takimi u përmbyll me sukses nga skuadra UNIKO mbrëmjen e djeshme në Bibliotekën Publike “Thimi Mitko”.
Ky takim përcolli edhe një falënderim për të gjitha institucionet që bashkëpunuan në mbarëvajtjen e këtij projekti:
Universiteti “Fan S. Noli”, DRAP Korçë, ZVA Korçë, drejtuesit, mësuesit, punonjësit socialë dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve, të cilët ishin pjesë e këtij studimi social-kulturor.
Mesazhe ndërgjegjësuese u dhanë përmes një mbrëmjeje artistike, ku fjala, diskutimi, gjetjet, dhe historitë reale përcollën emocione të forta.











