Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ROTARY KORÇA WEST SHPËRNDAU BURSA PËR 10 STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 21 nëntor 2022, anëtarët e Rotary Korça West u pritën në një takim nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, i cili i falënderoi për mbështetjen e tyre të vazhdueshme jo vetëm me bursa për studentët më të mirë dhe ata në vështirësi ekonomike, por edhe për bashkëpunimin me Universitetin tonë në veprimtari të fushave të ndryshme.

Sipas presidentit të Korça West, z. Maksim Fejzulla, ky klub ka vetëm pak kohë që është ngritur dhe vjen në këtë bashkëpunim të parë, i cili do të pasohet edhe me të tjera bashkëpunime të natyrave të ndryshme.

Falënderime të përzemërta për ndihmën e ofruar përcollën në këtë takim edhe studentët përfitues, të cilët u angazhuan që këtë ndihmë do ta kthejnë në rezultate të larta, për të qenë nesër profesionistë të suksesshëm në fushat që kanë zgjedhur të studiojnë.

Leave a Reply