PROGRAMET E PËRBASHKËTA TË STUDIMIT ISHIN NË QENDËR TË NJË TJETËR TAKIMI QË PËRFAQËSUES TË STAFIT AKADEMIK NGA UNIVERSITETI “ALDO MORO” I BARIT, ITALI ZHVILLUAN NË UNIKO

Në datën 3 shtator 2025 përfaqësues të stafit akademik nga Universiteti “Aldo Moro” i Barit, Itali zhvilluan një takim me struktura drejtuese të Rektoratit.

Ky takim vjen në kuadër të Health-Connect Partnership të projektit “Health Education and Advanced Learning Through Collaboration, Opportunities, Networking, and Educational Connections in Balkans and Asian Countries”, me Kod TNE23-00059 (në vijim “Projekti”), i financuar nga Ministria Italiane e Universitetit dhe Kërkimit në kuadër të Thirrjes për dhënien e fondeve për nismat Arsimore Transnacionale (TNE) të publikuar më 03/10/2023.

Ky takim u vlerësua mjaft frytdhënës nga të dy palët, mbështetur edhe mbi marrëveshjen e bashkëpunimit që Universiteti “Fan S. Noli”, UNIKO) ka nënshkruar me UNIBA, duke shprehur angazhimin për të bashkëpunuar përmes veprimtarive, si:

mobilitet studentor

mobilitet i stafit akademik

Gjatë bisedës u vendos fillimi i bashkëpunimit me Universitetin e Barit, jo vetëm në mobilitete të stafit e studentëve, por edhe në fushën e kërkimeve shkencore dhe doktoraturave të përbashkëta.

Këto nisma përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt nxitjes së shkëmbimit të dijes, krijimit të rrjeteve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit akademik.

 

Previous Post
ZHVILLIMI I MËTEJSHËM I BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL ISHTE NË FOKUS TË TAKIMIT MES DREJTUESVE TË FB DHE STAFIT AKADEMIK NGA UNIVERSITETI “ALDO MORO” I BARIT, ITALI
Next Post
NJOFTIM PËR DY VENDE TË LIRË PUNE NË BASHKINË KORÇË