Në datat 20 -21 qershor 2025 Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në Kampionatin Kombëtar të Debatit të Universiteteve, pjesë e Programit “Debating Economics” të JA of Albania, me temat:
“This House Would implement a Weekly ‘blackout day”, “This House Would ban businesses from using AI to manipulate consumer behavior” dhe në finale temë e debatit ishte “This House Believes that the biggest threat to cybersecurity is not technology, but human behavior”.
Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua në këtë kampionat me studentet Joana Dudo, Sabrina Kula, Lorisa Lika, Maria Dhimitri, dhe koordinatoret Edlira Xega FEF, e Klaudia Lipi, FE.
Debati edukoi studentët me prezantim argumentash e zgjidhje problemesh, aftësi të nevojshme për tregun e punës, rritje personale dhe profesionale, si dhe me aftësi debatuese dhe të të menduarit kritik.
Suksese studenteve në pjesëmarrje të tjera!














