Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

POETI SKËNDER SHERIFI PREZANTOI LIBRAT E TIJ PËR STUDENTËT DHE PEDAGOGËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 13 maj 2022, në mjediset e Bibliotekës Shkencore, poeti Skënder Sherifi prezantoi veprimtarinë e tij botuese për studentët dhe pedagogët e Universitetit “Fan S. Noli”. Veprimtarinë e hapi pedagogia e departamentit të Edukimit, prof. dr. Irena Nikaj, e cila pasi falënderoi shkrimtarin për praninë e tij, bëri një prezantim të librave, duke e inkurajuar z. Sherifi që këto libra t’i promovojë edhe në mjedise të tjera. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Qarkut, Korçë, përfaqësues të Aleancës Franceze, të klubit të shkrimtarëve “Bota e re”, të shkollave të qytetit etj. Poeti Skënder Sherifi bëri një prezantim të disa prej momenteve kryesore të jetës së tij, që e frymëzuan për të botuar poezitë e tij. Veprimtaria vijoi me pyetje dhe diskutime nga të pranishmit.

Leave a Reply

en_USEnglish