Në datën 31 tetor 2025 KLSH organizoi në Universitetin “Fan S. Noli” takimin me temë “Planifikimi i Veprimtarisë Audituese për Vitin 2026”, ku të pranishëm ishin staf akademik dhe studentë, si dhe ekspertë financiarë.
Në fjalën e tij rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi përshëndeti takimin, duke vlerësuar bashkëpunimim me KLSH-në e veçanërisht nisma të tilla mjaft të rëndësishme për të rinjtë, të cilët marrin njohuri edhe më të zgjeruara në fushën e kontrollit financiar, kontabilitetit, auditimit etj.
Takimi vijoi me diskutime e pyetje nga pjesëmarrësit.
















