PËR TRE DITË ME RADHË STUDENTË TË FE MORËN PJESË NË WORKSHOPIN QË U ORGANIZUA NË KUADËR PROJEKTI NGA DEPARTAMENTI I FINANCË-KONTABILITETIT

Nga data 5-7 nëntor 2025 u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë një workshop tre-ditor në kuadër të projekti “Mundësia e punësimit në tregun bankar dhe jobankar në rajonin e Korçës e studentëve të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Forcimi i bashkëpunimit me tregun e punës në funksion të përmirësimit të kurrikulave dhe rritjes së kompetencave të studentëve”.

Dita I e këtij workshop nisi me leksionin e hapur me temë “Integrimi i studentëve në tregun e punës. Aftesitë dhe kompetencat që kërkon tregu aktual i punës” u mbajt nga z. Vangjo Mitace, Drejtor Rajonal i Institucionit Financiar NOA.

Në fjalën e hapjes drejtuesja e projektit, prof. as. dr. Anila Mançka tha se qëllimi është vlerësimi i përputhshmërisë midis kompetencave të të diplomuarve të Fakultetit të Ekonomisë dhe kërkesave reale të tregut financiar të punës.

Workshopi u konceptua si një veprimtari e shtrirë në tre ditë ku u përfshinë leksione të hapura me pjesëmarrjen e drejtuesve nga institucione bankare dhe jobankare, nënshkrime marrëveshjesh bashkëpunimi diskutime me studentët etj.

Në ditën II të këtij workshopi ishte e ftuar znj. Marsida Leka, drejtoreshë e ABI Bank, Korçë, ish -studente e shkëlqyer e departamentit të Financë-Kontabilitetit, UNIKO, e cila referoi për studentët temën “Dixhitalizimi i shërbimeve bankare”.

“Raiffesen On” dhe intershipet e ofruara për studentët e Fakultetit të Ekonomisë” ishte leksioni i hapur që përmbylli workshopin treditor për studentë të FE.  Të ftuar ishin staf dhe drejtori Rajonal i Raiffesen Bank, z. Spartak Babo të cilët viijnë edhe si alumni të suksesshëm të Fakultetit të Ekonomisë.

Projekti i departamentit të Financë-Kontabilitetit mbështetet nga të ardhurat e UNIKO dhe pjesë e tij janë edhe pedagoget dr. Klaudia Lipi dhe dr. Klaudeta Merollari, si dhe studentja Silvia Goçi.

 

Previous Post
FUSHATA “BUZËQESHJE PËR DIMRIN”-SEMINAR INFORMUES PËR STUDENTËT
Next Post
STUDENTËT NË VEPRIMTARI PRAKTIKE MBI PUNËN NË KOMUNITETIT TË ZHVILLUAR NGA EKSPERTËT GJERMANË ARIANNA BOURKE; ANDREAS E AGNES WOLFF NGA TEAMPOWER BTC NË BASHKËPUNIM ME FSHNH