Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:
- 1 (një) pozicion “Specialist i burimeve njerëzore”, Sektori i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Çështjeve Administrative, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Administrative, kategoria IV-3.
- 2 (dy) pozicione Specialist – Topograf, Sektori i Planifikimit Urban dhe Projektimit, Drejtoria e Planifikimit të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës IV-2.
Afati për dorëzimin e dokumentave për pranim në shërbimin civil: 8.10.2025
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave do të bëhet pranë Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Bashkia Pogradec ose nëpërmjet shërbimit postar.
Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit, dokumentat dhe procesin e konkurrimit klikoni këtu.

