Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIM PËR PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE TË REGJISTRIMIT NË VITIN AKADEMIK 2017-2018

BAZUAR NË UDHËZIMIN NR. 18, DATË 16.08.2017  PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 15, DATË 19.05.2017 “PËR PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE TË REGJISTRIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË PROGRAMET E STUDIMEVE ME KARAKTER PROFESIONAL, SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, NË VITIN AKADEMIK 2017-2018”, ju njoftojmë se:

APLIKIMET NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË (“MASTER PROFESIONAL OSE “MASTER I SHKENCAVE”) PËR TË GJITHA KATEGORITË E KANDIDATËVE, DO TË BËHEN PRANË SEKRETARIVE MËSIMORE TË FAKULTETEVE, DUKE FILLUAR NGA DATA 1 TETOR DERI MË 20 TETOR 2017.

Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë (“master profesional ose “master i shkencave”), kandidatët që:

a)      Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar dhe i akredituar në momentin e diplomimit të studentit;

b)      Janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi, kandidati është i detyruar të kryejë njehësimin e diplomës pranë MASR brenda muajit dhjetor 2017.

Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon pranë sekretarisë mësimore dokumentacionin e mëposhtëm:

a)      Diplomë ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin të ciklit të parë të studimeve, të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, dorëzon vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga MASR, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj,  një dokument tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.

b)      Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të Vendimit nr. 876, datë 3.11.2010 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, i ndryshuar, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose fotokopje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ZA).

Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.  

Kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga MASR, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë, të përkthyer në gjuhën shqipe, nëse është lëshuar në gjuhë të huaj, të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomës/dëftesës së shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendorë apo qendrorë të vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë ose të një dokumenti të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazën e të cilit është kryer njohja nga MASR;

c)      Formulari i aplikimit (sipas formatit të Shtojcës nr. 8, të Udhëzimit 18, i cili merret pranë sekretarive mësimore);

ç) Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);

d)      Dy fotografi personale;

e)      Kopja e mandat-pagesës.

Dokumentacion shtesë vetëm për kandidatët e kategorive të veçanta:

 

a)      Kandidati me statusin e të verbrit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar të librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të  Caktimit  të Aftësisë për Punë (KMCAP).

b)      Kandidati me statusin e invalidit paraplegjik e tetraplegjik, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar të librezës së invalidit paraplegjik e tetraplegjik të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje e noterizuar e vendimit të KMCAP.

c)      Kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.

Kandidati Rom dhe Ballkano-Egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është Rom apo Ballkano-Egjiptian.

Ø  Shpallja e fituesve në programet “master profesional” dhe “master i shkencave” bëhet pranë fakulteteve përkatëse brenda datës 24 tetor 2017, ora 1400, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e miratuara për çdo program studimi.

Ø  Kandidatët jofitues kanë të drejtën e ankimit tek autoritetet drejtuese të fakultetit përkatës brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. Autoritetet drejtuese të fakulteteve shprehen me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.

Ø  Regjistrimi i kandidatëve fitues bëhet pranë sekretarive mësimore deri në datën 30 tetor 2017.

Ø  Lista emërore e kandidatëve të regjistruar shpallet në vende të dukshme pranë fakulteteve dhe në faqen elektronike zyrtare të Universitetit “Fan S. Noli” brenda datës 1 nëntor 2017.

Ø  Procesi mësimor për studentët e viteve të para të programeve “master profesional” dhe “master i shkencave”  fillon më 6 nëntor 2017.

                                                                                                REKTORI

                                                                                    Prof. dr. ALI JASHARI

 

PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË (“MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE”  QË OFRON UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” I KORÇËS PËR VITIN AKADEMIK 2017-2018

 

FAKULTETI I BUJQËSISË:

“Master Profesional”, në “Zhvillim i integruar rural” (45 kuota )

“Master i Shkencave”, në “Mjekësi e bimëve” (15 kuota )

 

FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË:

“Master Profesional”, në “Mësuesi në Histori-Gjeografi” (55 kuota )

“Master Profesional”, në “Mësuesi për arsimin e mesëm të lartë në “Gjuhë Angleze” me profil minor në “Arte”” (45 kuota )

“Master Profesional”, në “Mësuesi për arsimin e mesëm të lartë në “Gjuhë-Letërsi” me profil minor në “Arte”” (50 kuota )

“Master i Shkencave”, në “Mësuesi për arsimin fillor KL. I-VI” (45 kuota )

FAKULTETI I EKONOMISË:

“Master Profesional”, në “Administrim Biznesi” (80 kuota)

“Master Profesional”, në “Financë-Kontabilitet” (110 kuota)

“Master Profesional”, në “Marketing” (80 kuota)

“Master Profesional”, në “Turizëm” (80 kuota)

“Master i Shkencave”, në “Financë” (30 Kuota)

 

FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE:

“Master Profesional”, në “Mësimdhënie për mësuesit e Biologji Kimisë” (34 kuota)

“Master Profesional”, në “Infermieristikë” (65 kuota)

“Master Profesional”, në “Mësuesi për arsimin e mesëm të ulët në “Matematikë-Fizikë” me profil minor në “Informatikë”” (40 kuota)

“Master Profesional”, në “Teknologji Informacioni” (27 kuota)

“Master Profesional”, në “Mësuesi për arsimin e mesëm në “Shkenca Sociale” (30 kuota)

“Master Profesional”, në “Administrim Publik” (50 kuota)

“Master i Shkencave”, në “Filozofi Sociale” (20 kuota)

Leave a Reply