Agjencia Shtetërore e Kadastrës shpall konkurimin për pozicionet vakante, si më poshtë:
- 3 (tre) Specialist në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor”.
- 2 (dy) Specialist, në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor”.
- 2 (dy) Specialist, në profilin: Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Afati për dorëzimin e dokumentave për pranim në shërbimin civil: 21.11.2025
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve do të bëhet nëpërmjet postës apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së.
Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit, dokumentat dhe procesin e konkurrimit klikoni këtu.

