Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJË PËRFAQËSI E PËRBËRË NGA STAF AKADEMIK DHE ADMINISTRATIV I UNIVERSITETIT “NEOFIT RILSKI”, BULLGARI ZHVILLOI NJË VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KORÇË, KU ZHVILLUAN TAKIME ME DREJTUES TË UNIVERSITETIT, FSHNH, SI DHE ME NJË PJESË TË STAFIT NDIHMËS AKADEMIK NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” PËR TË PARË KONKRETISHT MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT NË FUSHA TË NDRYSHME

Nga data 23-25 shkurt 2022 një përfaqësi e përbërë nga staf akademik dhe administrativ i Universitetit “Neofit Rilski”, Bullgari zhvilloi një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, në kuadër të bashkëpunimit midis dy institucioneve. Fillimisht ata u pritën në takim nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektori për projektet dhe shkencën, dr.Benita Stavre dhe zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili. Gjatë takimit theksi u vu në përmirësimin e bashkëpunimit akademik në nivel institucional, ndërsa u diskutua edhe më konkretisht për veprimtari e projekte të përbashkëta me interes dypalësh. Takimet vijuan me stafin ndihmësakademik të Sektorit të Kurrikulave, Sigurimit të Cilësisë dhe Alumnit; Sektorit të Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, Sektorit IT etj, ku u diskutua në lidhje me çështje të promovimit të programeve të studimit, të mësuarit virtual, për studentët dhe Aluminin, rrjetet ndërkombëtare etj. Më pas ekipi i Universitetit “Neofit Rilski” vizitoi Qendrën për Formimin e Vazhduar, ku u njoh me çështje që lidhen me strukturën e menaxhimit dhe me modulet e ofruara prej saj, si dhe u diskutua rreth zgjerimit të kornizës së moduleve online dhe ekspertizës së trajnimit. 

Një tjetër takim stafi nga Bullgaria zhvilloi edhe me drejtues të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, ku fillimisht dekania, prof. as. dr. Sonela Stillo i falënderoi për vizitën dhe interesin që treguan për veprimtarinë që zhvillon ky Fakultet. Në takim u vlerësua bashkëpunimi midis dy universiteteve, i cili tashmë mund të shtrihet edhe në nivel fakulteti, duke e vënë theksin në programet e përbashkëta të studimit, veprimtaritë e përbashkëta apo edhe shkëmbime të stafit e studentëve në kuadër të programit Erasmus+. Takimet vijuan me stafet e departamenteve, si dhe me vizita në mjediset dhe laboratorët e këtij fakulteti.

Leave a Reply