Në datën 22 nëntor 2025 me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, një ekspozitë unike me piktura vjen si një bashkorganizim i departamentit të Shkencave Sociale, FSHNH; Klubit “Bëhu, burrë”, Qeverisë së nxënësve dhe znj. Enkela Marku të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, si dhe me mbështetjen e Act for Society.
Sipas pedagoges Viola Dolani, kjo ekspozitë u zhvillua edhe në kuadër të Programit “Reduktojmë dhunën me bazë gjinore dhe praktikat e dëmshme përmes Qeverisjes së Përgjegjëshme Gjinore”, financuar nga Qeveria e Italisë dhe zbatuar nga UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare.
Dolani tha se përmes veprave të tyre artistike nxënësit shprehën idetë dhe vizionin e tyre mbi të drejtat që çdo fëmijë ka për të jetuar me dinjitet dhe respekt.
Ekspozita nuk ishte vetëm një shfaqje e talentit të tyre, por edhe një mesazh i fuqishëm për komunitetin mbi rëndësinë e mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve dhe parandalimit të dhunës me bazë gjinore”.









