NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” VIJOJNË TRAJNIMET E PROGRAMIT KOMBËTAR TË ZHVILLIMIT PROFESIONAL TË MËSUESVE PËR VITIN 2025

Në Universitetin “Fan S. Noli” vijojnë trajnimet e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve për vitin 2025, një nismë e ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me universitetet publike në vend.

Trajnimet e vënë theksin në përdorimin e teknologjisë, përgatitjen për testimet ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, në përdorimin e metodave që nxisin mendimin kritik e krijues te nxënësit.

Sipas koordinatorit institucional dr. Olger Brame, për këtë fazë, vetëm nga Universiteti i Korçës, pritet të trajnohen rreth 2000 mësues nga profile të ndryshme, si: arsimi fillor, gjuha shqipe, matematika, shkencat natyrore (biologji, kimi, fizikë), shkencat sociale, si dhe janë përfshirë edhe drejtues shkollash, punonjës të shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë në shkolla.

Trajnimi përfshin zyrat vendore arsimore Korçë-Pustec, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Përrenjas. Në këtë proces janë përfshirë rreth 15 trajnerë të universitetit. Procesi vijon prej tetë javësh dhe është monitoruar nga specialistët e ASCAP-it gjatë ecurisë së tij.

Previous Post
DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT ORGANIZOI “JAVËN E SIPËRMARRJES” ME QËLLIM NJOHJEN E STUDENTEVE ME PRAKTIKAT E BIZNESEVE NË TREGUN E PUNËS
Next Post
“TË BËJMË INOVACIONIN TË NDODHË NË SHQIPËRI” –SESION INFORMUES NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”