NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+ CBHE, SMART, NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” PO ZHVILLOHET NJË WORKSHOP TRE-DITOR PËR TË REFLEKTUAR NJË PJESË TË PROGRESIT TË BËRË PËR TË ARRITUR QËLLIMET E KËTIJ PROJEKTI

Në kuadër të projektit Erasmus+ CBHE, SMART, në Universitetin “Fan S. Noli” po zhvillohet një workshop tre-ditor për të reflektuar një pjesë të progresit të bërë për të arritur qëllimet e këtij projekti

Në datën 24 prill 2024 zhvilloi punimet workshop i parë me temë: “Strategjitë e Qëndrueshme të Biznesit në kontekstin e Transformimit Dixhital”, me të ftuar përfaqësues të biznesit në rajonin e Korçës dhe studentë.

Pjesëmarrësit i përshëndeti fillimisht zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre, e cila paraqiti impaktin që ka ky projekt në Universitetin “Fan S. Noli”.

Më pas, prof. as. dr. Ledina Alolli dekane e Fakulteit të Ekonomisë bëri promovimin e Qendrës së Inovacionit Smart dhe më pas drejtoi një seancë me pyetje e diskutime në lidhje me transformimin dixhital.

Pedagogia, dr. Junada Salillari paraqiti për pjesëmarrësit në trajnim raste studimi për qendrat smart dhe më pas u ndal në një diskutim të hapur në lidhje me rolin e qëndrueshmërisë në biznes.

Në takim u bënë propozime dhe u ndanë mendime e ide në lidhje me funksionimin e kësaj Qendre.

Previous Post
Next Post
“Open Research Europe” (ORE)