Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL KONSULLATA E PËRGJITHSHME E GREQISË, KORÇË NË BASHKËPUNIM ME FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ORGANIZUAN PËR STUDENTËT E KËTIJ FAKULTETI SHFAQJEN E DOKUMENTARIT “ENIGMA E KEROS”

Në datën 3 qershor 2022 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” me rastin e Javës dhe Kulturës Greke dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë dhe Universiteti organizuan shfaqjen e dokumetarit “Enigma e Keros”. Një dokumentar me një realizim mjaft interesant televiziv e shkencor, i cili i njohu studentët me zbulimet arkeologjike në ishullin e Keros, në arkipelagun Cikladik, zbulime që i përkasin mijëvjecarit III pk, Epoka e Bronzit. E pranishme në këtë veprimtari ishte edhe konsullja e përgjithme e Greqisë në Korçë, znj. Magdalini Nicolaou.

Leave a Reply

en_USEnglish