Në datat 20 dhe 21 maj 2025 në kuadër të bashkëpunimit me fondacionin “La Fondation pour la Formation Hotelierë”, departamenti Marketing-Turizëm, Fakulteti i Ekonomisë organizoi seminaret me temë: “Trendet në Menaxhimin e Markave” dhe “Niche dhe turizmi i interesit të vecantë: Trendet aktuale”.
Këto seminare u mbajtën online nga prof. dr. Andriela Vitić Ćetković, Faculty of Tourism and Hotel Management in Kotor, University of Montenegro.
Në fjalën e saj dekania e FE, prof. as. dr. Ledina Alolli theksoi bashkëpunimin prej 14 vitesh me këtë Fondacion dhe vlerësoi se po në këtë kuadër do të vazhdojnë bashkëpunimet si në aspektin professional, ashtu edhe në atë praktik, gjë e cila do të shërbejë si një urë lidhëse me grupet e interesit në industrinë turistike në rajonin e Korçës .
Të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, UNIKO, dr. Aida Mosko, dhe dr. Elizabeth Ineson në emër të Fondacionit.
Pjesëmarrës në këto takime ishin staf akademik, studentë dhe alumni të këtij Departamenti përfaqësues të pushtetit vendor Korçë, Pogradec, Ersekë dhe Bilisht, si dhe përfaqësues të agjencive turistike, hoteleve dhe DMO në rajonin tonë etj.
Në mbyllje të trajnimeve u shpërndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes.












