NDËRKOMBËTARIZIMI- BASHKËPUNIMI ME AKADEMINË HOLLANDEZE TË BIZNESIT (NLBA) NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” – SEANCA TRAJNIMI PËR STAFIN DHE STUDENTËT

Në datat 7-8 prill 2026 në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, studentë dhe staf akademik e ndihmësakademik u bënë pjesë e disa seancave trajnimi të zhvilluara nga  prof. dr. Jan van Zwieten, rektor i Akademisë Hollandeze të Biznesit (NLBA), një ndër universitetet kryesore në menaxhimin e lidershipit dhe kontrollit.

Së bashku me zëvendësrektorin për projekte dhe kërkim shkencor, prof. Nicolae Stanciu ata mbajtën dy ditë trajnime mbi tema, si: analiza e personalitetit, lidershipi, kontrolli i menaxhimit, gjumi dhe stresi etj.

Trajnimi nxiti diskutime mes pjesëmarrësve dhe u pasua me takime të drejtuesve të NLBA me dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, prof. as. dr. Aida Gabeta, si dhe me drejtues të departamenteve të FE. Gjatë diskutimeve u panë mundësitë për bashkëpunime të tjera në të ardhmen, duke përfshirë edhe programet Master apo diplomat e dyfishta në fusha të përbashkëta akademike.

Miqtë nga Hollanda e vlerësuan këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për t’u lidhur me stafin e UNIKO dhe për të mësuar më tepër rreth veprimtarisë së Universitetit tonë.

Previous Post
🏫Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë ✔️shpreh mbështetjen e tij të plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Next Post
NË FAKULTETIN E BUJQËSISË U PROMOVUA LIBRI “MEMORJE SHQIPTARE – NJË SHEKULL KËRKIME DHE INSTITUCIONE BUJQËSORE” I AUTORES PROF. DR. TATJANA DISHNICA