“MASTER I SHKENCAVE” NË FUSHAT E BUJQËSISË, TURIZMIT DHE GJEOGRAFISË- UNIKO TAKIME KONSULTATIVE NË KUADËR TË HAPJES SË KËTIJ PROGRAMI STUDIMI

Data 13 qershor 2025- Universiteti “Fan S. Noli” tashmë në një proces transformues dhe më afër zhvillimeve të rajonit po organizon së bashku me aktorët rajonalë dhe lokalë konsultimet për nevojat e tregut.

Në qytetin e Pogradecit u zhvillua një takim konsultimi në kuadër të çeljes së një programi të ri Masteri i Shkencave në fushat e Bujqësisë, Turizmit dhe Gjeografisë.

Me pjesëmarrjen e departamenteve “Marketing-Turizëm”, “Histori-Gjeografi” dhe “Agroushqim”, si dhe të kryetarit të Këshillit të Qarkut Korçë, z. Erjon Nexhipi, përfaqësuesve të institucioneve, biznesit e grupeve të interesit, diskutimet dhanë kontribut për zhvillimin e këtij programi të ri studimi.

Previous Post
NJOFTIM PËR DY VENDE TË LIRA PUNE NË BASHKINË KORÇË
Next Post
BASHKËPUNIMI NDËRUNIVERSITAR- STAF AKADEMIK NGA BULLGARIA ME MOBILITET NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”