Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

HISTORIKU I UNIVERSITETIT

 

FILLIMET E ARSIMIT TË LARTË NË KORÇË

Fillimet e arsimit të lartë në Korçë datojnë më 15 tetor 1968, kur pranë shkollës së mesme të mbrëmjes u hap Filiali i Mbrëmjes i Institutit Pedagogjik 2-vjeçar, i cili ishte paraprirë qysh në vitin 1961, me hapjen për herë të parë të Qendrës së Konsultimit pranë shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi”, që funksiononte si një zyrë konsul-timesh për studentët që ndiqnin shkollat e larta me korre-spondencë. Kjo qendër konsultimi vazhdoi punën e saj deri në vitin 1966.

Filiali i Mbrëmjes i Institutit Pedagogjik 2-vjeçar kishte katër degë të profilit pedagogjik: Gjuhë-

Letërsi, Matematikë-Fizikë, Histori-Gjeografi dhe Biologji -Kimi.

Në vitin 1969, në Filialin e Mbrëmjes hapen dy degë të reja të profilit ekonomik: Plan, Kontabël, si dhe dega e Agronomisë, ndërsa në vitin 1970 hapet dega e Inxhinierisë Mekanike.

 

Drejtuesit e Filialit të Korçës sipas viteve ishin: Vangjel Nunka 1968 -1971; Thoma Lolo 1971 -1973 dhe Guri Pandeli 1973 -1978.

Filiali i Korçës kishte 8 pedagogë efektivë. Në këtë Filial u diplomuan gjithsej 1151 studentë: 227 në degën Ekonomik-Kontabël; 89 në Ekonomik-Plan; 168 në Inxhinieri Mekanike; 43 në Inxhinieri Ndër-timi; 574 në degët e profilit pedagogjik.

Në 15 gusht 1974 Filiali i Korçës u bashkua me Institutin e Lartë Bujqësor.

 

INSTITUTI I LARTË BUJQËSOR (1971-1992)

Më 15 qershor 1971, me vendim të Këshillit të Ministrave, u hap Instituti i Lartë Bujqësor i Korçës. Më 24 qershor 1971, z. Nesti Pela emërohet drejtor i këtij Instituti dhe më 31 korrik 1971 emërohen peda-gogët e parë të Institutit të Lartë Bujqësor: Ilia Tili, Jani Frashëri, Kristaq Kotonika, Liri Lubonja, Meropi Nake dhe Niko Face.

Në mbarëvajtjen e procesit mësimor ndihmuan edhe pedagogët e Institutit Bujqësor të Kamzës, si: Aleko Xoxe, Robert Papajani, Estref Haxhimihali, Spiro Makoçi, Pavllo Koja, Agron Reka, Miço Panda, Qefqep Kambo etj.

Në vitin e parë akademik 1971-1972 u regjistruan 43 studentë.

Në janar të vitit 1972, dega e Agronomisë pa shkëputje nga puna kaloi në vartësi të Institutit të Lartë Bujqësor. Më 22 gusht 1972 krijohen tri katedra në Institutin e Lartë Bujqësor: Katedra e lëndëve të kulturës së përgjithshme, me shef katedre z. Ilia Tili; Katedra e lëndëve të përgjithshme, me shef katedre z. Kiço Kotonika; Katedra e lëndëve speciale, me shef katedre z. Kosta Kovaçi. Gjatë këtij viti u ngritën edhe tre laboratorë të rinj: laboratori i kimisë organike; i agrokimisë dhe i pedologjisë.

Në vitin akademik 1972-1973, në kursin e parë, filluan mësimet 120 studentë nga rrethe të ndryshme të vendit dhe filluan punën si pedagogë efektivë: Koci Joxhe, Gjergji Trebicka, Qirjako Minga, Piro Cepa, Pandi Balli, Alfred Mosko, Rafail Cicko, Dhimitraq Postoli, si dhe pedagogët e jashtëm Dhimitër Maçuka, Stavri Kreshpanji, Niko Kreshpanji, Kozeta Minga, Nesti Çekani, Thoma Lolo, Eqrem Meço-llari, Enver Vojkollari, Petrit Mançe.

Më 16 nëntor 1972, me vendimin nr. 327 të Ministrisë së Arsimit, krijohet Këshilli Shkencor i Institutit të Lartë Bujqësor, në përbërje të të cilit ishin: Nesti Pela (kryetar), Niko Face (sekretar), Ilia Tili, Kristaq Kotonika, Kosta Kovaçi, Koci Joxhe (anëtarë të brendshëm), Mihallaq Qirjako, Pandi Belba, Nesti Tërova (anëtarë të jashtëm), si dhe studentët: Alqi Gurllari, Ilir Agastra, Njazi Bega, Maksi Gjata, Pavllo Barka, Miti Jançe.

Në vitin akademik 1973-1974, stafit akademik i shtohen dhe pedagogët: Osman Thëllimi, Marika Pojani, Pandi Qeleshi, Zihni Selenica, Stavri Kreshpanji, Theodhoraq Marjani. Tashmë stafi akademik kishte 29 pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm. Më 18 dhjetor 1973 filluan punimet për ndërtimin e konviktit të Institutit të Lartë Bujqësor Korçë dhe përfunduan në vitin 1974.

Më 13 mars 1974, krijohet Shoqata Shkencore e Studentëve të Institutit të Lartë Bujqësor, e cila zgjodhi kryesinë e saj, me kryetar studentin Maksi Gjata.

Në vitin akademik 1974-1975 u regjistruan për vitin e parë 88 studentë nga rrethet: Përmet, Pogradec, Skrapar, Mat, Librazhd, Kukës, Gramsh, Ersekë, Korçë, Gjirokastër, Peshkopi etj.

Në shtator 1974 krijohen dy katedra të reja: Katedra e lëndëve marksiste – leniniste, me shef katedre

  1. Osman Thëllimi; Katedra e agrokimisë, me shef katedre z.Koci Joxhe, si dhe katër laboratorë të rinj: i bujqësisë; i fitoteknisë; i entomologjisë dhe i frutikulturës.

Në vitin akademik 1975-1976 pranohen 32 studentë në vitin e parë dhe stafit akademik i shtohen peda-gogët: Fejzi Kolaneci, Skënder Sosoli, Mina Nune.

Në vitin 1976 diplomohen 35 agronomët e parë të Institutit të Lartë Bujqësor të Korçës. Nga viti 1976 deri në vitin 1991 në Institutin e Lartë Bujqësor u diplomuan rreth 1200 specialistë të bujqësisë.

Me shtimin e numrit të studentëve, sidomos në vitet ’80, stafit akademik iu shtuan dhe pedagogët:

Evri Pepo, Aleksandër Qeleshi, Irena Kallço, Pandi Zallëmi, Thoma Qirjo, Valentina Dinella, Gjergji Çule, Kristaq Titili, Mira Zaimasi, Bashkim Jahollari, Dhimitraq Skënde, Elfrida Dhamo, Van-gjush Nikolicari, Agim Baçi, Spiro Gjançi, Svjetllana Trebicka, Edi Joxhe, Kozeta Mano, Ilir Manushi, Sitki Mullaj, Mimoza Shpata, Thoma Nasto, Thoma Plaku, Irena Nikaj, Irena Vangjeli, si dhe pedagogët ishstudentë të këtij instituti: Edmond Spahiu, Maksi Gjata, Gjergji Mero, Niko Roshanji, Ilir Mehmeti, Rahmi Memetllari, Robert Naçi, Irini Qëndro, Robert Damo.

 

Në vitin akademik aktual zhvillohen:

7 PROGRAME PROFESIONALE 2-VJEÇARE

  1. Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme
  2. Mbështetës zyre për komunikim bibliotekë dhe arkiv
  3. Menaxhim Biznesi Bujqësor
  4. Menaxhim Veterinar
  5. Teknika të prodhimit të farave dhe fidanëve
  6. Shërbim Social
  7. Asistent Menaxher

26 PROGRAME STUDIMI TË CIKLIT TË PARË:

  1. Filozofi-Sociologji
  2. Matematikë-Fizikë
  3. Matematike-Informatike
  4. Biologji-Kimi
  5. Teknologji Informacioni
  6. Infermier i përgjithshëm
  7. Mami
  8. Administrim dhe Politika Sociale
  9. Edukim Fizik dhe Sporte
  10. Gjuhë-Letërsi
  11. Gjuhë Angleze
  12. Gjuhë dhe Kulturë Frënge (viti II dhe III)
  13. Histori-Gjeografi
  14. Mësuesi për Arsimin Parashkollor
  15. Mësuesi për Arsimin Fillor
  16. Administrim Biznesi në Marketing
  17. Administrim Biznesi në Turizëm
  18. Financë-Kontabilitet
  19. Menaxhim
  20. Informatikë Biznesi
  21. Ekonomiks
  22. Biznes dhe Tregti
  23. Agroushqim
  24. Menaxhim Agrobiznesi
  25. Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë (viti III)
  26. Inxhinieri Agronomike

 

20 PROGRAME  STUDIMI TË CIKLIT TË DYTË “MASTER PROFESIONAL”

  1.  Mësues për Arsimin Fillor
  2.  Mësues i Gjuhës Angleze
  3.  Mësues i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  4.  Mësuesi në Histori dhe Gjeografi
  5.  Mesues per Arsimin e Mesem profesional
  6.  Sistemet Moderne të Telekomunikacionit dhe Teknologjitë e Internetit
  7.  Infermieristikë
  8.  Administrim Publik
  9.  Mësues në Matematikë dhe Informatikë-Fizikë
  10.  Mësues në Biologji dhe Kimi
  11.  Mësues në Shkenca Sociale
  12.  Zhvillim i Integruar Rural
  13.  Cilësia dhe Siguria Ushqimore
  14.  Inxhinieri Agrare, Profili Hortikulturë
  15.  Financë-Kontabilitet
  16.  Administrim Biznesi
  17.  Marketing
  18.  Turizëm
  19.  Guidë Turistike
  20.  Bankë dhe Sigurime

4 PROGRAME STUDIMI TË CIKLIT TË DYTË “MASTER I SHKENCAVE”

  1. Kulturë, Media dhe Editim
  2. Filozofi Sociale
  3. Mjekësi e Bimëve
  4. Financë

1 PROGRAM DOKTORATE NË FUSHËN E BUJQËSISË

  1. Doktoratë në Hortikulturë e Qëndrueshme

 

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”  PËRBËHET  NGA 4 FAKULTETE: 

  1. Fakulteti i Bujqësisë
  2. Fakulteti i  Edukimit dhe Filologjisë
  3. Fakulteti i Ekonomisë
  4. Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane
     
  • Fakultetet janë të organizuar në 14 departamente dhe 2 grupe mësimore-kërkimore.
  • Në universitet funksionon Qendra për Formimin e Vazhduar, si njësi bazë kërkimore dhe trajnuese, që ka për mision trajnim e mësuesve të sistemit parauniversitar si dhe formimin cilësor të specialistëve në fushën e edukimit.
  • Pjesë e Fakultetit të Bujqësisë është EDE-ja (Ekonomia Didaktike Eksperimentale), me një sipërfaqe prej rreth 35 ha, ku zhvillohen eksperimentet shkencore dhe praktikat mësimore të studentëve të këtij fakulteti.
  • Në Universitetin e Korçës aktualisht vijojnë studimet rreth 5000 studentë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë
  • Në Universitetin “Fan S. Noli”  japin mësim 160 pedagogë efektivë, 70 për qind e të cilëve janë me grada dhe tituj shkencorë, si dhe një numër pedagogësh të ftuar, akademikë, profesorë etj.
  • Universiteti “Fan S. Noli” ka një infrastrukturë moderne laboratorike, salla me video projeksion, salla video konferencash, salla departamentesh, 4 biblioteka nëpër fakultete, Biblioteka Shkencore Universitare, mbi 300 kompjutera të lidhur me internet, mjedise të gjelbëruara etj. Çdo fakultet ka bibliotekën përkatëse, laboratorë dhe mjedise për zhvillimin e praktikave profesionale. Vetëm për studentët janë krijuar 120 poste interneti.
  • Universiteti  “Fan S. Noli” ka  mjedise për mësim në 6 ndërtesa, me një sipërfaqe prej 12.423 m2 , si dhe mjedise çlodhëse e të gjelbëruara në secilën prej godinave.
  • Sot Universiteti “Fan S. Noli” është qendra më e madhe arsimore, kulturore dhe shkencore në rajonin e Korçës dhe më gjerë, i përfshirë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë, që punon me këmbëngulje për arritjen e standardeve të kësaj Hapësire.

Leave a Reply