Në kuadër të projektit E+ICM COMMO IX, Universiteti Aldo Moro i Barit ka hapur thirrjen për mobilitet stafi për vitin akademik 2025-2026.
Kohëzgjatja e mobilitetit është 5 ditë plus 2 ditë udhëtim. Shpenzimet e udhëtimit janë të mbuluara. Po ashtu ofrohet mbështjeje financiare ditore për stafin e angazhuar në mobilitet.
Dokumentet e nevojshme:
- Forma e aplikimit (për mësimdhënie ose trajnim);
- Kopje e pasaportës;
- Dëshmi e gjuhës angleze ose italiane (niveli minimal B2);
Aplikantët do të përzgjidhen nga universiteti dërgues. Pas përzgjedhjes do të kontaktohen nga UNIMED, universiteti dërgues dhe pritës për informacion të mëtejshëm.
Kurset e ofruara nga universiteti pritës i gjeni në këtë lidhje: Courses — English.
Afati i aplikimit është data 15 shtator 2025.
Ju mirëpresim pranë Zyrës së Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare, Rektorati, kati II. Për pyetje të mëtejshme mund të na shkruani në: tkita@unkorce.edu.al.

