Hapen aplikimet për profesorë vizitorë në kuadër të programit “UniTo” në Universitetin e Torinos, Itali

Universiteti i Torinos ka hapur aplikimet për pozicionet e profesorëve vizitorë për vitin akademik 2025-2026. Kandidatët e kualifikuar duhet të jenë të punësuar në universitete dhe institucione kërkimore jo-italiane si dhe të plotësojnë kërkesat profesionale dhe shkencore për secilin kurs të propozuar, që mund t’i gjeni në lidhjen: List of courses | University of Turin.

Semestri i parë akademik në Universitetin e Torinos zhvillohet nga mesi i shtatorit deri në mes të dhjetorit, ndërsa semestri i dytë akademik nga mesi i shkurtit deri në fund të majit.

Format e aplikimit duhet të plotësohen dhe dërgohen online deri më 12 maj 2025, 11.00 a.m. CEST. Ato gjenden në këtë lidhje: PICA – University of Turin.

Për të plotësuar aplikimin, kandidatët duhet të ngarkojnë online:

  • CV-në (në format pdf), në të cilën duhet të listojnë publikimet më të rëndësishme (maksimumi 10), duke përfshirë listen e të gjithë autorëve, vitin e publikimit, titullin e plotë, gazetën ose volumin;
  • Kopje të vlefshme të ID-së ose pasaportës.

Për të pasur akses në platformën e integruar PICA, kërkohet të vetë-regjistroheni përmes një adrese e-mail-i. Çdo kandidat mund të aplikojë për një maksimum prej 2 pozicionesh, por mund të pranohet vetëm në njërin prej tyre gjatë vitit akademik 2025-2026.

Thirrjen e gjeni të publikuar në këto lidhje: Unito, University of Turin dhe Visiting Professors | University of Turin.

Informacion të mëtejshëm lidhur me kushtet përjashtuese, procedurat e vlerësimit dhe emërimit, marrëveshjet kontraktuale, pagesat dhe shpenzimet e udhëtimit, sigurimin, mbrojtjen e të dhënave, i gjeni në këtë lidhje: Teaching Mobility (Teach Mob) Program.

Lista e kandidatëve të kualifikuar për secilin prej pozicioneve të shpallura do të publikohet në faqen e Universitetit të Torinos.

Për më shumë informacion lidhur me thirrjen, mund të kontaktoni: visitingprofessor@unito.it.

Gjithashtu, për ndihmesë në procesin e aplikimit mund të paraqiteni në Zyrën e Projekteve, Trajnimit Shkencor, dhe Shërbimeve Terciare pranë Rektoratit, kati i dytë, ose mund të na drejtoheni në adresën e email-it: tkita@unkorce.edu.al.

Previous Post
U ÇEL NË UNIKO EKSPOZITA FOTOTGRAFIKE “PËRTEJ SË DJESHMES”-NJË UDHËTIM ANTROPOLOGJIK NË GJURMËT E VËLLEZËRVE MANAKIA NË FILLIM TË SHEKULLIT XX
Next Post
“POLITIKA SI IDE”- U PROMOVUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” LIBRI I AUTORES VALENTINA LESKAJ