Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EKSPERTËT E JASHTËM VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË AKREDITIMIT TË PESË PROGRAMEVE TË STUDIMIT

Në datat 18-19 tetor 2021, sipas programit të dërguar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), ekspertët e jashtëm zhvilluan vizita në mjediset e Rektoratit, të Fakultetit të Bujqësisë dhe Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane në kuadër të akreditimit të programeve të studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni”; Program Profesional në “Menaxhim Biznesi Bujqësor”; Program Profesional në “Menaxhim Veterinar”, Master Profesional në “Cilësia dhe Siguria Ushqimore” dhe Master Profesional në “Inxhinieri Agrare- Profili Hortikulturë”.

Fillimisht grupi i ekspertëve u prit në takime nga zëvendësrektori për mësimin, UNIKO, dr. Arto Adili dhe Koordinatori Institucional, z. Artur Prifti, si dhe nga dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero.

Gjatë kësaj vizite ekspertët zhvilluan takime të veçanta me pedagogë, studentë dhe punonjës të stafit ndihmësakademik. Ata morën informacion dhe të dhëna, të cilat do të përfshihen në vlerësimin përfundimtar të programeve të studimit në proces akreditimi.

Leave a Reply