Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EFEKTET E PANDEMISË SË COVID-19 NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM DHE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE NË ZONAT RURALE TË RAJONIT TË KORÇËS ISHTE  FOKUSI I NJË WORKSHOPI TË ZHVILLUAR NË FAKULTETIN E BUJQËSISË

Në datën 24 nëntor 2021, në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u zhvillua workshopi me temë: “Efektet e pandemisë të Covid-19 në zhvillimin e qëndrueshëm dhe punësimin e të rinjve të zonave rurale të rajonit të Korçës”. Në takim morën pjesë drejtues të Universitetit dhe Fakultetit, pedagogë e studentë. Pedagogia, dr. Aldona Minga bëri një pasqyrim të ndikimit që ka Covid-19 në punësimin e të rinjve në zonat rurale. Më pas përgjegjësi i departamentit të Agrobiznesit, dr. Ilir Sosoli u ndal në situatën e përgjithshme në rajonin e Korçës, ndërsa pedagogu, dr. Dorian Marku i njohu të pranishmit me sfidat që hasin sot të rinjtë për t’u punësuar. Gjatë takimit u diskutua edhe për ndikimin e pandemisë në ekonominë dhe jetën e banorëve në zonat rurale, duke vënë në dukje sfidat dhe problemet me të cilat ata përballen. Në fund të takimit pjesëmarrësit dolën në disa përfundime për të cilat dhanë edhe rekomandime konkrete. Kështu u theksua se diskutimet për efektet e Covid-19 në sektorin e bujqësisë duhet të zgjerohen, duke përfshirë edhe në problemet ekonomike. Gjithashtu u fol edhe për një mbështetje financiare, e cila mund t’u ofrohet sipërmarrësve të rinj në këto zona, si dhe për më shumë përpjekje të sektorit publik dhe privat për të investuar në rritjen e aksesit në internet, aftësive digjitale dhe paisjeve të teknologjisë në zonat rurale etj.

Leave a Reply