Në datën 3 prill 2026 u zhvillua një tryezë diskutimi me temë “Dezinformimi dhe Inteligjenca Artificiale në ekonomi” me studentë të Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin “Fan S. Noli”.
Në një botë ku inteligjenca artificiale po transformon mënyrën e prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit, bëhet gjithnjë e më e vështirë, por edhe më e rëndësishme, që të dallosh burimet dhe nuancat e informacionit.
Nisur nga ky shqetësim, Instituti Shqiptar i Medias zhvilloi këtë tyezë diskutimi ku i ftuar ishte eksperti i medias Erlis Çela. Takimi u fokusua te dezinformimi, si ndikon ai në të dhënat statistikore dhe vendimmarrjet ekonomike, si manipulohen të dhënat dhe analizat ekonomike, si ndikon manipulimi në tregjet financiare, rëndësia e të kuptuarit të etikës në përdorimin e të dhënave dhe Inteligjencës Artificiale dhe si mund të dallohet dhe shmanget praktikisht dezinformimi.
Diskutimi ndëraktiv nxori në pah ndikimet e dezinformimit dhe manipulimit përmes IA në sistemet ekonomike dhe tregjet financiare.
Kjo tryezë diskutimi ishte pjesë e projektit rajonal “Media jonë”-një projekt i shoqërisë civile për të nxitur edukimin për median dhe aktivizmin, kundër polarizimit, në dobi të dialogut,” mbështetur nga Bashkimi Europian.









