Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DEPARTAMENTI I EDUKIMIT I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, UNIKO ZHVILLOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “SOCIAL EDUCATORS IN INCLUSIVE SOCIETIES” ME QËLLIMIN PËR TË NDARË IDE DHE PËRVOJA NË LIDHJE ME FIGURËN E EDUKATORIT SOCIAL E KULTUROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR DHE ATË EVROPIAN

Departamenti i Edukimit i FEF organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë: “Social educators in inclusive societies”. Në këtë takim, i cili u zhvillua online, të pranishmit ndanë ide dhe përvoja në lidhje me figurën e edukatorit social dhe kulturor në kontekstin shqiptar dhe atë evropian. Në prezantimet e tyre përgjegjësja e departamentit të Edukimit, UNIKO, dr. Albina Pajo dhe pedagogu Arjan Kamburi u ndalën në figurat profesionale që veprojnë në fushën e edukimit dhe në atë sociale për përfshirjen e individëve me nevoja të veçanta. Gjithashtu ata prezantuan edhe disa studime në lidhje me figurën e edukatorit social. Përfaqësuesi i “Cooperativa- IlMillePiedi”, z. Francesco Ugolini u ndal konkretisht në rolin dhe funksionet e edukatorit social në Itali. Pedagogia e Universitetit të Bolonjës, prof. Federica Zanetti solli të dhëna edhe përvoja të programit të studimit “Edukatorë social-kulturorë”, i cili ofrohet nga Departamenti i Shkencave të Edukimit në këtë Universitet. Menaxheri i projekteve i Save the Children, Shqipëri z. Cristiano Agostini shprehu gatishmërinë për të mbështetur departamentin e Edukimit për zhvillimin e programeve që kanë synim formimin e profesionistëve në fushën e edukimit gjithëpërfshirës. E pranishme në takim ishte edhe znj. Zela Koka nga MEDPAK, Shqipëri, znj. Brikena Çuçllari nga World Vision, Albania, si dhe znj. Dhimitra Palla nga Qendra Komunitare e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe.

Leave a Reply