Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ÇELEN BURSAT ÇEKE PËR VITIN AKDEMIK (2018-2019), TË OFRUARA PËR VENDET NË ZHVILLIM

Afati i aplikimit: 30 Shtator 2017
Çelur për: studentët nga vendet në zhvillim
Bursa: Përfitohet 500 Euro në muaj

Përshkrimi

Qeveria e Republikës Çeke ofron bursa studimi në kuadër të Ndihamve për Zhvillimin e Jashtëm në mbështejte të studimeve të studentëve të huaj nga vendet në zhvillim, në insitucionet publike të arsimit të lartë në Republikën Çeke.

Të ashtuquajturat Bursat Qeveritare janë projektuar në mënyrë të tillë që të mbulojnë të gjithë periudhën e studimit:

  1. Programet Bachelor/Master/PhD plus një vit kurs përgatitor për gjuhën çeke (e cila është e kombinuar me fusha të tjera trajnuese). Bursat Qeveritare të kësaj kategorie u jepen të diplomuarve që vijnë nga shkollat e mesme ose nga programet Bachelor dhe Master të cilët do të rregjistrohen vetëm në programet e studimit ku mësimdhënia kryhet në gjuhën Çeke. Në varësi të fushës së modulit, aplikantët duhet të japin provimin hyrës në institucionin e arsimit të lartë në fjalë. Kalimi me sukses i provimeve hyrëse përbën një parakusht për dhënien e bursës;
  2. Programet e studimit Master ose Doktoratura. Bursat Qeveritare të kësaj kategorie u jepen të diplomuarve në programet e studimit Bachelor ose Master, përkatësisht, atyre të cilët regjistrohen në programe studimi ku mësimdhënia kryhet në gjuhën angleze.

Kriteret

Aplikantët duhet të jenë:

  • Shtetas të huaj që vijnë nga vendet në zhvillim në nevojë (Asnjë qytetari i Republikës Çeke, as një qytetar i një shteti anëtar të Bashkimit Europian, as ndonjë shtetas tjetër i huaj me leje qëndrimi të përhershëm në territorin e Republikës Çeke, nuk do të përfitojë një lloj të tillë burse);
  • Mbi 18 vjeç;
  • Në Programet e Studimit Bachelor / Master / doktoratura plus një vit Kur Përgatitor për gjuhën angleze ( i cili është i kombinuar me fusha të tjera specifike trajnuese);
  • Te pajisur me Diplomë nga Shkollat e Mesme me Diplomë Bachelor / Master;
  • Në Programet e Studimit Master ose PhD: Bursat Qeveritare të kësaj kategorie u jepen të diplomuarve në programet e studimit Bachelor ose Master, përkatësisht, atyre të cilët regjistrohen në programe studimi ku mësimdhënia kryhet në gjuhën angleze.

Përfitimiet

  • Bursa mbulon shpenzimet e nevojshme të qëndimit dhe studimeve në Republikën Çeke.
  • Shuma e bursave ndryshohet rregullisht.
  • Aktualisht, studentët e programeve Bachelor dhe Master përfitojnë 500 Euro në muaj, ndërsa për studentët e programeve doktorale, pagesa konsiston në 570 Euro (përafërsisht);
  •  Bursa përfshin: koston e akomodimit, ushqimit dhe transporti publik
  • Kujdesi shëndetësor që nuk tejkalon kujdesin e standardit sepse në të kundërt kërkohet të mbulohet nga të ardhurat personale të studentit.
  • Shpenzimet e udhëtimit për në Republikën Çeke dhe shpenzimet e kthimit paguhen nga pala që ka emëruar studentin për të studiuar në Republikën Çeke ose nga shtetas i huaj me të ardhurat e veta.

Si të aplikoni?

Të gjithë aplikantët duhet të plotësojnë formularin elektronik të aplikimit.

Aplikanti do ta dërgojë fomularin të plotësuar në mënyrë elektronike p.sh. duke plotësuar regjistrimin online deri në 20 Shtator 2017. Aplikantët këshillohen që të adresojnë  pyetjet e tyre, mes të tjerash të dhënat e tyre të pranueshmërisë dhe mbylljes së aplikimeve në Ambasadat Çeke në vendet e tyre.

Për më tepër informacion, ju lutem vizitoni faqen zyrtare 

http://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/government-scholarships-developing-countries?lang=2

Leave a Reply